RCCOLA

Qeveria “Haradinaj” vetëm për dreka e darka shpenzoi 3 milionë e gjysmë euro

/ 5 minuta lexim

Sipas të dhënave të Pasqyrave Vjetore Financiare për vitin 2018 të Republikës së Kosovës, nga buxheti i vendit janë shpenzuar 3 milionë e 409 mijë euro për dreka zyrtare. Në 2018-ën, evidentohet vlera më e lartë e shpenzimeve në tre vjetët e fundit. Pra, janë rritur shpenzimet për drekat zyrtare në tre vjetët e fundit.

Burjani: Po mbajmë parazitë në sektorin publik me paratë e sektorit privat

Në vitin 2016 shpenzimet për dreka zyrtare ishin 2 milionë e 824 mijë euro, për të pasuar më pas në vitin 2017, 2 milionë e 901 mijë euro, me një rritje prej 2.7 për qind apo shprehur në vlera prej 77 mijë euro më shumë. Për dallim nga vitet 2016 e 2017, në vitin 2018, ato u rritën në 3 milionë e 409 mijë euro. Shprehur në përqindje paraqet një rritje prej 17.5 për qind më shumë në raport me një vit më parë. Në 2018-tën ato ishin për 508 mijë euro më shumë se një vit më parë

Sipas të dhënave të Pasqyrave Vjetore Financiare për vitin 2018 të Republikës së Kosovës, nga buxheti i vendit janë shpenzuar 3 milionë e 409 mijë euro për dreka zyrtare. Në 2018-ën, evidentohet vlera më e lartë e shpenzimeve në tre vjetët e fundit. Pra, janë rritur shpenzimet për drekat zyrtare në tre vjetët e fundit.

Në vitin 2016 shpenzimet ishin 2 milionë e 824 mijë euro për të pasuar më pas në vitin 2017, 2 milionë e 901 mijë euro me një rritje prej 2.7 për qind apo shprehur në vlera prej 77 mijë euro më shumë. Për dallim nga vitet 2016 e 2017, në vitin 2018, ato u rritën në 3 milionë e 409 mijë euro. Shprehur në përqindje paraqet një rritje prej 17.5 për qind më shumë në raport me një vit më parë.

Në 2018-tën ato ishin për 508 mijë euro më shumë se një vit më parë. Analistët thonë se paraja publike po shpenzohet dhe po zhvatet nga zyrtarët e shtetit duke shpenzuar brenda vitit mbi 3 milionë euro për dreka e darka zyrtare. Sipas tyre, këto shpenzime dhe abuzime me paratë e taksapaguesve po ndodhin në kohën kur Kosova vazhdon të jetë vendi më i varfër i Evropës Juglindore ku 34 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri të skajshme me të ardhura ditore nën 1.55 euro dhe 12 për qind jetojnë në varfëri ekstreme.

Sipas analistëve, Kosova vazhdon të varfërohet edhe më shumë, përderisa pushtetarët kanë bërë milionat dhe Haradinaj ia ka rritur pagën vetes dhe shokëve të tij për 100%. Analistët thonë se ky është një skandal për këtë klasë të korruptuar, e cila ka shkatërruar dhe po e shkatërron shtetin e Kosovës.

Fundamenti

Haziri: Krejt çfarë e karakterizon këtë qeverisje është shpërdorimi enorm i parasë publike

Analisti Arsim Haziri thotë për gazetën “Kosova Sot” se pikërisht qasja e shpërfillur e qeverisjes ka bërë që vendi të ngulfatet nga kriza ekonomike. “Në rrethana normale, kur një qeverisje do të ekspozohej në këso parametrash, automatikisht do të dorëhiqej. “Qeverisja aktuale është qeverisje me shpenzime astronomike, ajo as në fillesat e formimit të saj nuk e ka pasur prioritet mirëqenien ekonomike ose krijimin e kushteve për qytetarë.

Aq e lartë është kleptokracia, pandërgjegjshmëria duke e bërë vendin tonë referencë për çdo anomali. Krejt çfarë e karakterizon këtë qeverisje është shpërdorimi enorm i parasë publike. Ajo fillon prej ekzekutivit të fryrë e deri te punësimet politike. Një tejkalim të ndonjë krize të brendshme sociale fatmirësisht e bëjnë edhe mërgimtarët, të cilët me remitancat e tyre e kanë financuar kundërshtimin e politikës fashiste të Milosheviqit, ashtu edhe regjimit të sotëm kosovar”, është shprehur analisti Haziri për gazetën “Kosova Sot”.

Analisti Blerim Bujani theksoi për gazetën “Kosova Sot” se shpenzimet nuk kanë të ndalur për dreka zyrtare e arsyetime me fatura, udhëtime të pandalshme jashtë vendit, shkuarja në vendet e rajonit për tryeza pune. “Përveç telefonave, laptopëve që marrin, mbushje telefonike me para të qytetarëve, këtë shtet e ka rrënuar pikërisht jo ruajtja e buxhetit, me përplot 21 ministra e 80 zëvendësministra dhe 80 këshilltarë politikë, e ideja është që sa më shumë të zhvatet buxheti i qytetarëve.

Ky shërbim për qytetarët është më i shtrenjti në Evropë e në rajon, edhe pse vendi ynë është më i varfëri”, është shprehur ai. Burjani tutje thotë se me rritjen e pagave në sektorin shtetëror administrativ, kostoja e jetës u rëndua edhe më shumë për punonjësit e sektorit privat, ku janë të punësuar mbi 300 mijë punëtorë që punojnë me pagë mujore 170 deri në 280 euro. “Gjendja aktuale e pasurimit të pabazë nga politikanë shërbyes me para të majme të qytetarëve ka shkaktuar ikjen e qytetarëve nga shteti. Kjo Qeveri duhet të bjerë sa më parë për të hapur rrugën për ndryshime në shtet”, është shprehur Burjani.

Burjani: Duhen reforma të thella për ta mbajtur rininë në Kosovë

“Kosova ka nevojë për ndryshime reformuese në të gjithë sektorët për të rilindur shpresën për t’i mbajtur qytetarët në Kosovë dhe rininë, e cila nuk ka kohë të presë derisa të përmirësohet gjendja me hapa të breshkës. Këtë situatë dyfish e rëndon edhe mossigurimi shëndetësor. Duhet reduktuar të gjitha shpenzimet, pagat duhet të reduktohen në borde, komisione të pavarura. Të gjitha këto duhet të orientohen në ekonomi tregu, por jo të mbajnë parazitë në sektorin publik me paratë e sektorit privat”, thekson për “Kosova Sot”, analisti Blerim Bujrani.