Fundamenti

Qeveria “Haradinaj” thyen rekordin e shpenzimeve për luks

/ 4 minuta lexim

Analistët janë të mendimit se qeveria “Haradinaj” ka thyer rekordin e të gjitha qeverive të deritanishme në zhvatjen dhe tejshpenzimin e buxhetit të taksapaguesve kosovarë, duke shëtitur gjithandej në botë dhe duke shpenzuar miliona euro në udhëtime “zyrtare”?

Kokollari: Kjo klasë politike është e prirë të zhvatë taksat për dreka, darka dhe udhëtime për ‘teke’ të tyre

“Qeveria ‘Haradinaj’ thyen rekordin e të gjitha qeverive të deritanishme në zhvatjen dhe tejshpenzimin e buxhetit të taksapaguesve kosovarë, duke shëtitur gjithandej në botë dhe duke shpenzuar miliona euro në udhëtime ‘zyrtare’”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Ragip Guraziu

Analistët janë të mendimit se qeveria “Haradinaj” ka thyer rekordin e të gjitha qeverive të deritanishme në zhvatjen dhe tejshpenzimin e buxhetit të taksapaguesve kosovarë, duke shëtitur gjithandej në botë dhe duke shpenzuar miliona euro në udhëtime “zyrtare”?

Sipas tyre, mbi 12.5 milionë euro të taksapaguesve kosovarë janë shpenzuar për udhëtime zyrtare jashtë vendit nga njerëzit e pushtetit gjatë vitit 2018.

Ragip Guraziu për gazetën “Kosova Sot” thotë se kryeministri aktual i Qeverisë së Kosovës,Ramush Haradinaj, është kopje e qeverive të mëparshme. “Themi se qeveria ‘Haradinaj’ thyen rekordin e të gjitha qeverive të deritanishme në zhvatjen dhe tejshpenzimin e buxhetit të taksapaguesve kosovarë, duke shëtitur gjithandej në botë, e duke shpenzuar miliona euro në udhëtime ‘zyrtare’.

Mbi 12.5 milionë euro të taksapaguesve kosovarë janë shpenzuar për udhëtime zyrtare jashtë vendit nga njerëzit e pushtetit gjatë vitit 2018”, është shprehur analisti Guraziu.

RCCOLA

Shpenzimet e taksapaguesve janë në rritje

Analisti Kreshnik Kokollari theksoi për gazetën “Kosova Sot” se Qeveria “Haradinaj”, përkundër vendimeve të ‘kryeneçësisë,’ ka arritur të përmbushë pritshmëritë, sigurisht që jo pozitive, pasi ka vazhduar me retorikën dhe vazhdimësinë e njëjtë, ashtu si ishin dhe qeveritë paraprake.“Shpenzimet e taksapaguesve janë në rritje, sikur diplomacia të kishte sukses dhe përfaqësimi jashtë vendit sigurisht që do kishte kuptim. Por politika e jashtme shpeshherë tregon ato çka ka brenda dhe kështu rrjedhimisht shpjegon se kjo klasë politike është e prirë të zhvatë taksën për dreka, darka dhe udhëtime për ‘teke’ të tyre”, është shprehur ai.

Nuk luftohet korrupsioni me këtë pushtet

Analisti Ali Hertica ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” se me këtë përbërje të sistemit të drejtësisë kjo qeveri do të zhvatë sa të dojë.“Po ndodhin shpenzime marramendëse të buxhetit të taksapaguesve dhe kësisoj kurrë nuk do të luftohen krimi i organizuar dhe korrupsioni i pushtetarëve në të gjitha pushtetet dhe nivelet. Shpenzime të mëdha po ndodhin në udhëtime jashtë vendit, duke shëtitur me djersën e sovranit.

Tani mbi 12.5 milionë euro të taksapaguesve kosovarë janë shpenzuar për udhëtime zyrtare jashtë vendit, nga njerëzit e pushtetit, gjatë vitit 2018. Për drekat zyrtare jashtë vendit u shpenzuan 45 mijë euro apo 80 për qind më shumë sesa në 2017-n, kur ishin shpenzuar 25 mijë euro. 6 milionë euro për një vit i kanë kushtuar buxhetit kabinetet e 21 ministrive të qeverisë “Haradinaj”, pra kjo është politika dhe qeveria kulislinge, ku qytetarët me padurim largohen nga Kosova dhe marrin rrugën e mërgimit”, theksoi për “Kosova Sot” analisti Hertica.

Haziri: Qeverisja “Haradinaj” e ka vulosur keqqeverisjen më të madhe

“Ajo aq shumë i ka dëmtuar pasuritë publike sa e ka bërë të paperspektivë jetesën, prandaj edhe të rinjtë gjithnjë e më shumë po orientohen drejt shteteve perëndimore. Qeveria ‘Haradinaj’ qysh në fillesat e formimit është ditur që do të përcillet me shkelje dhe padrejtësi, mbi të gjithë me injorancë të madhe. Qeveria ‘Haradinaj’ ka vulosur nivelin më të lartë të keqqeverisjeve”, theksoi analisti Arsim Haziri për gazetën “Kosova Sot”.