Eko Higjiena

Qeveria Haradinaj “shteri” Fondin Rezervë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Qeveria e Haradinajt, ka ndarë më së shumti mjete financiare të fondit rezervë, krahasuar me qeveritë e kaluara

Në marsin e vitit 2018, kryeministri Haradinaj, kishte ndarë 500 mijë euro për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.

E këto mjete financiare u ndanë nga fondi rezervë.

Për këtë, fillimisht nuk ishte pajtuar, ministri i Financave, Bedri Hamza.

Por, këto nuk ishin mjetet e vetme që u derdhën nga ky fond.

Qeveria e Kosovës, vazhdoi të ndaj para nga fondi rezervë edhe në vitin 2019.

Nga afër 5 milionë euro, sa ishte shuma, ekzekutivi i udhëhequr nga Ramush Haradinaj deri tani ka shpenzuar mbi 4 milionë e 600 mijë euro.

Aktualisht, në këtë fond janë afër 158 mijë euro.

Kështu së paku, bëhet e ditur në raportin nëntëmujor të shpenzimeve.

UBT

E sipas Visar Rushitit nga Demokracia Plus, çdo qeveri ka shpenzuar para nga fondi rezervë.

Por, krahasuar me qeveritë me herët, prinë dukshëm ajo e Haradinajt.

Sipas Rushtit, për ndarje të mjeteve të tilla, edhe llogaridhënia e Qeverisë ka qenë e vogël.

“Ajo që ne nuk e kemi ditë saktësisht si shoqëri civile për çka saktësisht janë ndarë ato mjete, ka qenë më e vogël llogaridhënia e shpenzimit, dhe natyrisht ka lënë mundësinë për intereptim të keqpërdorimit”

Ndërkohë, njohësi i fushës së ekonomisë Naim Gashi, mënyrën e shpenzimit të këtij fondi e quan abuziv.

“Gjithmonë ekziston rreziku, secili shtet secili zjarre, vërshime”

Shpenzimet nga Fondi Rezervë i shtetit nuk ishin kursyer as gjatë vitit 2018.

Raporti tregon se gjatë atij viti janë shpenzuar 7 milionë e 634 mijë e 926 euro.

Të pa shpenzuara nga ky fond kishin mbetur vetëm 222 mijë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.