Mobi Casa

Qeveria ‘Haradinaj’ ‘sfidon’ rajonin me paga

/ 2 minuta lexim
HW

Qeveria e Kosovës, e drejtuar prej kryeministrit Ramush Haradinaj, ditët e fundit ka marrë vendim që t’ua rrisë pagat gjithë kabinetit qeveritar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ky vendim ka bërë që kryeministri Ramush Haradinaj t’i sigurojë të hyrat më të larta (në vlerë monetare) nga vendet në rajon.

Përderisa Sllovenia prin me 4700 euro pagë për shefin e ekzekutivit, Haradinaj me pagën e rritur nga rreth 1400 sa kishte në 2950 lë pas gjashtë vendet e tjera të rajonit: Kroacinë (2600 euro), Shqipërinë (1700 euro), Maqedoninë (1300) euro, Malin e Zi (1130 euro), Bosnjën e Hercegovinën (1070 euro), si dhe Serbinë me vetëm 1000 euro pagë për kryeministrin.

Një gjë të tillë e ka kundërshtuar ashpër opozita, duke thënë se ky vendim është në mospërputhje të plotë me Ligjin për Pagat.

UBT

Të njëjtit madje kanë paralajmëruar se atë do ta nisin në Gjykatën Kushtetuese.

Por pavarësisht kësaj, vetë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka arsyetuar një gjë të tillë duke thënë se është e pakuptimtë që kryeministri ta ketë pagën 1300 euro me përgjegjësinë që ka, shkruan tutje “Zëri”.

Ndërkohë, përfaqësuesit e shoqërisë civile këtë vendim e kanë cilësuar si të dëmshëm dhe të pakalkuluar mirë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.