Fundamenti

Qeveria: Hap pas hapi, Kosova po i afrohet Bashkimit Evropian

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria e Kosovës përmes një deklarate ka uruar 9 majin, Ditën e Evropës, duke theksuar se kjo ditë është e rëndësishme në kontinentin tonë.

Në deklaratë thuhet se, “sot shënohet një ditë e rëndësishme në kontinentin tonë, 9 maji, Dita e Evropës. Kjo ditë kujton deklaratën e ministrit të jashtëm francez, Robert Schuman i cili foli për here të parë për idenë e Evropës. Evropën e cila nuk do ishte më një kontinent i shkatërruar nga luftërat dhe rivalitetet, por një projekt politik i paqes, prosperitetit dhe lirisë”.

Ai thoshte se: “Paqja botërore nuk mund të ruhet pa ndërmarrjen e përpjekjeve kreative në proporcion të drejtë me rreziqet që e kërcënojnë atë.” E në sfidat me të cilat po përballet tashmë Evropa, uniteti dhe paqja janë domosdoshmëri për një të ardhme të lire, demokratike e prosperuese.

FIDANISHTJA

“Në Ditën e Evropës, ne si Qeveri riafirmojmë projektimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Vetëm gjatë vitit të fundit, vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugëtimin e integrimit evropian si votimi i parë pozitiv në fazat drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave dhe aplikimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Tutje, Qeveria thekson se hap pas hapi, Kosova po i afrohet Bashkimit Evropian.

“Qytetarët e vendit tonë, të cilët përqafojnë dhe i mishërojnë vlerat evropiane, mund të ndihen tashmë më afër Evropës. Kosova gjendet në një trajektore të vendosur në rrugën drejt BE-së, në një proces të pakthyeshëm. Urime të gjithë qytetarëve Ditën e Evropës”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.