FITORJA

Qeveria gjermane: Marrëveshja me Kosovën, parakusht për pranimin e Serbisë në BE

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian, por qytetarët e saj ende nuk mund të lëvizin pa viza për në vendet e BE-së.

Gjermania e cila kishte presidencën gjatë muajve korrik-dhjetor të vitit 2020, vazhdon ta mbështesë procesin e liberalizimit në bazë të kritereve të plotësuara.

Nga Zyra për Informim e Qeverisë së shtetit gjerman thanë për Klan Kosovën se Gjermania e kishte vënë këtë temë në agjendën e organeve përgjegjëse të Bashkimit Evropian, por se nuk ishte arritur pajtueshmëria e shumicës së shteteve anëtare për t’ia hequr vizat Kosovës.

“Qeveria Federale vazhdon të mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovën në bazë të përmbushjes së kritereve të vendosura. Vendimi për këtë duhet të merret nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Gjermania e vuri temën në agjendën e organeve përgjegjëse të BE-së gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së. Deri më tani, shumica e kërkuar midis vendeve anëtare të BE-së nuk është arritur”.

Uji Dea

Tutje nga kjo zyre u tha se Qeveria Federale i mbështet fuqishëm negociatat Kosovë-Serbi.

Sipas tyre rezultati përfundimtar i negociatave të udhëhequra nga i dërguari Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe të mbikëqyrura nga shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrel, duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese për të dyja palët.

Nga Zyra për Informim e ekzekutivit gjerman u tha se kjo marrëveshje është një nga parakushtet për pranimin e Serbisë në BE.

“Qeveria Federale mbështet fuqimisht negociatat që po zhvillohen nën mbikëqyrjen e Borrell dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak. Qëllimi është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Siç përcaktohet në kornizën negociuese të BE, një marrëveshje e tillë është gjithashtu një nga parakushtet për pranimin e Serbisë në BE”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.