Mobi Casa

Qeveria garanton 50% të kredive

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Besimi që Bankat kanë humbur ndaj bizneseve, pritet që të rikthehet vitin e ardhshëm, kur Qeveria e Kosovës do të hyjë garantuese.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), pritet që në muajin prill të funksionalizojë fondin garantues për kredi të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM). Ky veprim MTI-së është mbështetur nga komuniteti i biznesit edhe pse një hap të tillë e vlerësojnë si të vonuar.

Zyrtarja për Informim në MTI, Sose Muhadri, ka pohuar për Tribuna se fondi garantues i kredive do të mbulojë 50 për qind të kredisë, duke zvogëluar rrezikun e bankave, që rrjedhimisht do të ndikojë në uljen e normave të interesit.

Mobi Casa

Ajo ka sqaruar se fondi garantues pritet të arrijë shumën prej rreth 15 deri 20 në milionë euro.

“Jemi akoma në diskutim me donatorë të ndryshëm, prandaj vlera e fondit garantues nuk është e finalizuar. Deri më tani kemi zotimin e USAID, që është edhe donatori më i madhi në fond, pastaj kemi konfirmimin nga Qeveria Zvicerane, Qeveria Austriake, Qeveria e Kosovës (MTI) si dhe jemi në diskutim me Qeverinë Suedeze”, është shprehur Muhadri…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.