Mobi Casa

Qeveria: Ftesa për opozitën mbetet e hapur

/ 1 minutë lexim

“​Ftesa e Qeverisë për demarkacionin vazhdon të jetë e hapur, publike dhe ne konsiderojmë se duhet të ulemi dhe të bisedojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe konstruktive. Kemi çfarë të bisedojmë dhe është mirë ta bëjmë këtë”.

Kështu është shprehur këshilltari politik i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu, në lidhje me takimin e mundshëm e të shumëpërfolur mes liderëve të partive politike dhe shefit të Qeverisë.

Abdullahu ka thënë për Tribuna Channel se nuk duhet të zhvendoset vëmendja në kushte, apo në kërkesa dhe oferta të cilat përjashtojnë krejt atë që është bërë deri më sot rreth demarkacionit.

RCCOLA

Para rreth një muaji kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se do një takim të fundit me Opozitën për Demarkacionin.

Përfaqësues të partive opozitare në vend thonë se nuk pranojnë të dialogojnë për marrëveshjen e Demarkacionit në versionin aktual. Ata kërkojnë që marrëveshja të kthehet në pikën zero.