Mobi Casa

Qeveria franceze, e interesuar për “Trepçën”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dy ambasadorët e Francës, njëri në Beograd dhe tjetri në Prishtinë, kanë takuar në Mitrovicë kryetarin e Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës” Ardian Sylën, me të cilin kanë biseduar për gjendjen në “Trepçë”, në veri dhe në jug. Ata kanë ofruar mbështetje për ngritjen e “Trepçës”.

Gjendja në gjigantin ekonomik kosovar “Trepça” vazhdon të jetë e njëjtë edhe pas funksionalizimit të Bordit Mbikëqyrës. Prodhimi vazhdon të jetë i nivelit të ulët, ndonëse punëtorët kryejnë punën rregullisht.

Miratimi i Ligjit për “Trepçën” para dy vjetëve nuk i ka ndihmuar fare Ndërmarrjes, sepse janë bërë vonesa me formimin e Bordit Mbikëqyrës, ndërsa nuk është miratuar as statuti dhe as nuk është regjistruar Ndërmarrja, shkruan Zeri.

United Hospital

Gjithçka pritet të nisë për së mbari kur të miratohet statuti i “Trepçës” në Kuvendin e Kosovës, për hartimin e të cilit janë formuar dy komisione, njëri për vlerësimin e aseteve që janë në pronësi të “Trepçës” dhe komisioni tjetër që do të ofrojë zgjidhje për çështje sociale të punëtorëve.

Këto dy komisione tanimë kanë filluar dhe janë në përfundim të punës dhe pastaj do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës, e cila do ta procedojë për miratim në Kuvendin e Kosovës. E gjithë kjo punë ka marrë tre muaj kohë, sipas marrëveshjes së Bordit të “Trepçës”, sindikalistëve dhe Qeverisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.