Fundamenti

Qeveria flet për ushtrinë, jo për Asociacionin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kërkesa e deputetëve të Listës Serbe që sa më parë të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe njëkohësisht të anashkalohet formimi i ushtrisë së Kosovës nuk po komentohet nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, pjesë e së cilës është edhe partia më e madhe serbe në vend, shkruan sot gazeta Zeri.

Deputetët e Listës Serbe ditë më parë gjatë një takimi me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, kërkuan nga ajo që sa më shpejt të formohet Asociacioni i Komunave Serbe dhe thanë së nuk është koha e duhur për t’u marrë me themelimin e ushtrisë së Kosovës.

LEXO EDHE: Komisioni për MSA-në nis punën me përplasje

United Hospital

Por zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arbër Vllahiu, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se ekzekutivi i vendit është duke punuar për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, mirëpo nuk ka treguar se kur do të ndodhë një gjë e tillë dhe si do të tejkalohen kundërshtimet e Listës Serbe.

Ai tha se procesi i formimit të ushtrisë do të përmbyllet në bashkëpunim të plotë me NATO-n dhe me partnerët ndërkombëtarë.

“Qeveria e Kosovës po punon seriozisht në çështjen e transformimit të FSK-së në FAK, si procesi më i rëndësishëm në këtë periudhë. Qeveria e Kosovës po punon intensivisht që transformimi i FSK-së në Forcat e Armatosura të jetë një hap i përbashkët për anëtarësimin e Kosovës në NATO, por nuk është e ndërlidhur me datë të kufizuar. Ky proces si i tillë do të përmbyllet në bashkëpunim të plotë me të gjitha institucionet vendore, me NATO-n dhe me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.