Eko Higjiena

Qeveria ‘favorizon’ tenderomaninë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Pothuajse asnjë institucion publik në Kosovë nuk blen naftë me çmim të njëjtë. Janë mbi 170 Autoritete Kontraktuese që furnizohen me naftë dhe që të gjitha furnizohen me çmime të ndryshme për të njëjtin produkt. Kjo pasi që secili Autoritet Kontraktues për dëshirën e vet zhvillon procedurat e prokurimit për furnizim me naftë, ujë, letër apo produkte tjera të ngjashme veç e veç, edhe pse Ligji i Prokurimit Publik (LPP) u mundëson atyre që për shërbime të përbashkëta mund të furnizohen me çmime të njëjta, përmes prokurimit të centralizuar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP).

Mosaplikimi i prokurimit të centralizuar nuk ka kaluar pa u vërejtur as nga Bashkimi Evropian.

ARKATANA

Ky institucion evropian përmes Raportit të Progresit ka kritikuar Ministrinë e Financave, e cila nuk ka miratuar tash e sa vite listën e produkteve të përbashkëta për tenderim.

“Për më shumë se tre vjet pas themelimit të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP), Ministria e Financave akoma nuk e ka miratuar listën e artikujve të përbashkët për tenderim, duke penguar kështu AQP-në të përmbushë detyrën e saj kryesore”, thuhet në Raportin e Progresit për Kosovën…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.