ARKATANA

Qeveria falsifikon në dëm të “Trepçës”

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Të hënën pasdite, Qeveria e ka votuar Projektligjin që krijon mundësinë e shndërrimit të “Trepçës” në ndërmarrje publike. Në Projektligjin e miratuar është ndërhyrë, para se të dërgohej në Kuvend. Fjalët “mund të” i janë hequr paragrafit që thoshte se “regjistrimi si ndërmarrje publike mund të bëhet në marrëveshje me komunat në territorin e të cilave gjenden ato”. Kësisoj, formulimi i ri i ka dhënë karakter obligues përfshirjes së komunave të veriut në vendimmarrjen për “Trepçën”. Qeveria nuk ka treguar se si ka ndodhur kjo.

Është falsifikuar pika më e ndjeshme e Projektligjit që krijon mundësinë e shndërrimit të Trepçës në ndërmarrje publike. Ajo që i bën palë vendimmarrëse edhe komunat.

Mbështetur në kopjet që i ka gazeta ndryshimet konsistojnë në nenin 3, nëpërmjet të cilit nenit 11 të ligjit bazik i shtohen paragrafët 11.3 dhe 11., shkruan Koha Ditore.

Uji Dea

Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë se teksti përfundimtar i propozuar nga Qeveria konsiderohet ai tekst i cili është miratuar në mbledhje të Qeverisë. Dhe, sipas tij, vetëm pas dërgimit të tij në Kuvend, ky i fundit mban të drejtën që të ndryshojë draftin e propozuar nga Qeveria, ndërmjet propozimit të ndryshimeve të cilat po ashtu duhet të miratohen.

Edhe Driton Selmanaj nga Institut Demokratik i Kosovës ka shprehur bindjen se kjo ndërhyrje përbën vepër penale. Ai ka theksuar se aktet finale që miratohen nga Qeveria, si të tilla duhet të shkojnë edhe në Kuvend.