Mobi Casa

Qeveria fajëson opozitën për mospërmbushjen e premtimeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), premtuan hapjen e qindra e mijëra vende të reja pune, investime miliardëshe në bujqësi, investime në sport, rritje ekonomike.

Ata po e shohin krizën politike si pengesë për realizimin e premtimeve të tyre.

Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci thotë për Zëri se kriza politike, bllokada pas zgjedhjeve për gjashtë muaj, dhe tash për më shtatë muaj, kanë ndikuar që t ë mos mund të realizohen premtimet e dhëna në fushatë.

“Fatkeqësisht pas konsolidimit të institucioneve të reja u vazhdua me një tentativë tjetër për të bllokuar dhe shkaktuar një krizë politike me mjete të dhunshme, të papranueshme, antikushtetuese dhe padiyshim se këto kanë ndikuar në mospërmbushjen apo mosrealizimin e shumë premtimeve të dhëna gjatë fushatës elektorale”, ka thënë Grabovci.

FIDANISHTJA

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka thënë se pavarësisht pengesave, kryeministri Mustafa dhe koalicioni qeverisës po i realizojnë premtimet.

“Po si parti, mendoj se kemi realizuar dhe jemi duke realizuar premtimet. Sigurisht që kriza politike ka shkaktuar dëmet e veta, jo bash të vogla. Por mendoj që rezultatet janë evidente të Qeverisë”, ka thënë Rugova.

Por, në anën tjetër analistët thonë se premtimet e dy partive në pushtet ishin boshe dhe të parealizueshme, duke qenë se nuk kanë vullnet asnjëra parti që ta bëjë këtë. Sipas tyre, kur po bëhen dy vjet që nga mbajtja e zgjedhjeve, partitë në pushtet nuk përmendin premtimet e dhëna në fushatën parazgjedhore.

Analisti Fadil Lepaja, thotë se partitë në pushtet dështuan në planin për krijimin e vendeve të punës, i cili ishte premtimi kryesor i tyre, që sipas tij, tregon mosrespektimin e plotë të qytetarit dhe votuesit nga ana e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.