United Hospital

Qeveria ende s’ia ka paguar 53 milionë euro ‘Bechtel Enka’-s

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se deri më tash Qeveria e Kosovës ende s’ia ka paguar konsurciumit amerikano-turk “Bechtel Enka”-s 53 milionë euro si penallti për vonesa të pagesave, por edhe për zgjatje të punimeve për më shumë se një vit.

Neglizhenca e krerëve shtetërorë po i kushton buxhetit të shtetit miliona euro.

Vetëm për shkak të keqmenaxhimit me paranë publike Kosova po detyrohet t’i mbulojë me miliona euro gabimet e saj.

Një herë 53 milionë euro kompanisë “Bechtel Enka” për mosrealizim të kontratës, e rreth një milion tjera si formë ndëshkimi për mostërheqjen e mjeteve financiare nga institucionet ndërkombëtare.

LEXO EDHE: Brahiterapia që tre vjet jashtë funksionit, qytetarët shpenzojnë para në Shkup dhe në Tiranë

FIDANISHTJA

Të gjitha këto humbje po i faturohen buxhetit si pasojë e dështimit e të neglizhencës së përgjegjësve kryesorë që menaxhojnë me paranë publike.

Të paktën kështu ka deklaruar ish-ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Haki Shatri, tashmë këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në një prononcim për gazetën “Zëri” Shatri i ka quajtur humbje të pastra vonesat dhe mosfunksionalizimin me kohë të projekteve.

“Nuk e di dëmin se duhet punuar shumë për t’u gjetur të gjitha rastet kur janë lejuar mjetet e nuk janë bërë përgatitjet për shfrytëzim të tyre, kur janë marrë kreditë të jashtme pa përgatitje paraprake të nevojshme. Për vonesa që bëhen deri në fillim të realizimit të projekteve, këto janë një neglizhencë, një dështim në punë të atyre që janë kompetentë të menaxhojnë me paranë publike. Është humbje e pastër e parasë, por edhe nga vonesa, edhe nga mosfunksionalizimi me kohë i këtyre projekteve”, ka deklaruar këshilltari i kryeministrit.

Tutje, ai ka konfirmuar se kompanisë “Bechtel Enka” ende nuk i është kryer pagesa prej 53 milionësh eurosh.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.