Eko Higjiena

Qeveria e re ta çlirojë ekonominë e sunduar nga oligarkët

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Mosbesimi i shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës ndaj Qeverisë së “elefantëve”, që drejtohej nga Isa Mustafa, si dhe vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme sikur e ka ngjallur shpresën te bizneset e ndershme dhe ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësuesit e bizneseve se për vendin po vijnë ditë më të mira. Shih për këtë, ata me të drejtë e shtrojnë për diskutim çështjen se kur do të shkapet ekonomia e brishtë kosovare nga mafio-oligarkët e inkriminuar në krim të organizuar.

Monopolet duhet të ndalen, që të zhvillohet vendi

Mosbesimi i shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës ndaj Qeverisë së “elefantëve”, që drejtohej nga Isa Mustafa, si dhe vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme sikur e ka ngjallur shpresën te bizneset e ndershme dhe ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësuesit e bizneseve se për vendin po vijnë ditë më të mira. Shih për këtë, ata me të drejtë e shtrojnë për diskutim çështjen se kur do të shkapet ekonomia e brishtë kosovare nga mafio-oligarkët e inkriminuar në krim të organizuar.

Ata pyesin se a do të vazhdojë agonia e kapjes së shtetit në sferën ekonomike edhe për mandatin e ardhshëm qeverisës, ku njerëzit e Pronto-politikës dhe Pronto-oligarkëve të bizneseve do ta thellojnë kapjen dhe do ta vazhdojnë agoninë e monopoleve. Ata thonë se janë skeptikë se me të njëjtën kastë politike në pushtet, me ata që u dhanë vulë monopoleve nuk do të ketë kurrë luftim të tyre, përkundrazi vetëm fuqizim të tyre.

Monopolet hiqen nëse sundon ligji

Nënkryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, afaristi Ramadan Maloku, duke folur në emër të përfaqësuesve të këtyre bizneseve kosovare, është i mendimit se shkapja e shtetit dhe ekonomisë kosovare nga mafio-oligarkët e inkriminuar në krim të organizuar mund të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme nacionale, por me një kusht që gjyqësori të jetë i pavarur dhe i paanshëm në punën e tij dhe mos të jetë i ndikuar nga politika ditore.

Afaristi Maloku është i bindur se agonia për kapjen e shtetit në mandatin e ardhshëm mund të ndodhë vetëm tek ata mandatarë që e kanë si pikësynim të tyre të vetin që të pasurohen e jo t’i përmbushin premtimet zgjedhore.”Monopolet mund të luftohen vetëm me një mobilizim të të gjithëve, por vetëm duke i luftuar dhe duke i eliminuar në tërësi”, potencoi ai.

Fundamenti

Mirëpo, sipas Malokut, që të arrihet ky sukses në këtë luftë ndaj monopoleve që po e shkatërrojnë ekonominë e brishtë të Kosovës, kjo varet nga mënyra e luftimit të tyre, por edhe nga marrja e masave ligjore nga ana e institucioneve gjyqësore.

Politika e lidhur me krimin ekonomik

Analisti Florim Rudhani është i mendimit se nëntoka me oligarkët të lidhur me politikan rrëzuan Qeverinë, dhe të njëjtët tashmë janë duke krijuar skema të reja, por me klasë politike të vjetër. “Shih për këtë, ekonomia e kapur nga kjo klasë politike na bënë të japim vlerësimin se edhe nuk duhet të presim shkapjen e ekonomisë nga mafia oligarkike e lidhur me krim të organizuar”, tha ai.”Qeveria e ardhshme do të jetë vetëm vazhdimësi e qeverive të kaluara, por nuk mendoj se do të kemi ndryshime substanciale të gjendjes ekonomike në Kosovë, ngase edhe më tej populli do të vuajë, ndërsa grupe politike të lidhur me krimin dhe korrupsionin vetëm se do t’u shtohen pasuritë e tyre të fituara në mënyrë të paligjshme”, u shpreh analisti Rudhani. “Fuqizimi i tyre vetëm sa do të ngrihet nga kjo klasë politike që vulosi monopolet, patëm akuza për homologimin e veturave nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë që e kap vlerën e 20 milionë euro, që nuk po mund ta shkapin. Ndaj, çfarë do të ndodhë kur z. Fatmir Limaj të dalë në debat përballë ministres së MTI-së, dhe të shpjegojë detajisht me fakte të kundërtën e asaj çka është akuzuar ai nga znj. Hykmete Bajrami”, ka theksuar ai.

Ndryshimi i Qeverisë, shpresë për kthesë

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha se ekonomia e vendit mund të shkapet vetëm kur të ndryshohet Qeveria dhe institucionet e Kosovës. “Kjo për shkak se këta njerëz, individë, që kanë punuar deri më sot ishin në shërbimin e mafio-oligarkëve, ndaj së këndejmi ata duhet që të dalin jashtë skenës politike dhe të njëjtët duhet që të pensionohen, ngase si thonë qytetarët, atyre tashmë u ka skaduar afati i përdorimit”. Prandaj, sipas tij, me njerëz të rinj në Qeveri dhe institucione, ekonomia e Kosovës mund të ndryshojë për të mirë, sepse vetëm të rinjtë dhe politikanët e drejtë e kanë vendin brenda Qeverisë dhe këta të rinj janë e ardhmja dhe ndryshimi për këtë vend ku po jetojmë.

Eksperti Grapci uron që Qeveria e ardhshme mos të ecë hapave të njëjtë sikur Qeveria e kaluar, por nevojitet që të ecin me hapat e një ndryshimi që do t’u hapë sytë investitorëve dhe BE-së. “Ndaj, me të drejtë presim se edhe ata si miqtë tanë që janë do ta kuptojnë se Kosova di të bëjë ndryshime kur dëshiron dhe se di si ta luftojnë korrupsionin dhe krimin ekonomik”, tha ai. “Shpresoj që njerëzit e rinj, që do hyjnë në Qeverinë e re të Kosovës pas 11 qershorit , pritet se do jenë dukshëm më pozitivë se ata të qeverive të mëhershme dhe se të njëjtët do të jenë pro ndryshimit dhe se do të kenë edhe më shumë vizion për Kosovën”, potencoi Grapci./kosova sot/