HW

Qeveria e re ta bëjë dekriminalizimin e biznesit

/ 4 minuta lexim
HW

Në Kosovën e pasluftës është krijuar një traditë negative, pasi e tërë pjesa fitimprurëse e ekonomisë po vazhdon që të jetë në duart e mafio-oligarkisë dhe politikës së inkriminuar. Analistët janë të mendimit se Kosova sidomos në dhjetëvjetëshin e fundit është shndërruar si në Sicilinë mafioze apo si me qenë e udhëhequr nga Al-Kapone.

Sipas tyre, me këtë klasë politike (pozitë dhe opozitë) nuk ka gjasa të prishen dhe penalizohen monopolet kriminale dhe nuk mund të kemi ekonomi të lirë të tregut. Kjo ngase sipas analistëve drejtësia vendore nuk po merret me krimin ekonomik, që po bëhet në dhjetë vitet e fundit nga mafio-oligarkia dhe pushtetarët tanë. Analistët porositën se që të dalim nga kjo gjendje pas formimit të Qeverisë se re, monopoli i bizneseve ilegale duhet që të ndërpritet, ndryshe do të kemi një kaos ekonomik.

Nënkryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Ramadan Maloku, tha për “Kosova Sot” se që nga paslufta e deri më sot janë zyrtarët tanë më të lartë shtetërorë ata që kanë përdorur skema mashtrimesh nga më të ndryshmet, vetëm për të ardhur deri tek përfitimet milionëshe.

Prishjen e tregut e lejuan qeveritarët

Sipas Malokut, janë qeveritarët tanë janë ata që i kanë lejuar monopolet e ekonomisë nëpër shumë biznese vetëm e vetëm, që më lehtë të arrihet te realizimi i interesit të tyre. “Kësisoj u krijua monopoli i arkave fiskale, monopoli në homologim automjetesh, tenderët e njëpasnjëshëm me vetëm një kompani në fushën e derivateve të naftës etj.”, është shprehur ai. “Vetëm me një qeveri që do t’i ketë duart e pastra dhe me një gjyqë- sor efikas mund të shpresojmë se do të prishen dhe do të penalizohen monopolet kriminale që nuk po lejojnë që të kemi një ekonomi të lirë të tregut. Ndërsa nëse edhe me qeverinë e re po u vazhdua kjo heshtje e gjyqë- sisë dhe prokurorisë, vaj halli për ekonominë dhe qytetarët e Kosovës”, ka theksuar më tutje nënkryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Ramadan Maloku.

Uji Dea

Bosët e politikës sundojnë ekonominë

Analisti Florim Zeqa tha për “Kosova Sot” se Kosova e vogël, me resurset e mëdha natyrore dhe pasuritë e shumta nëntokësore, vazhdon të mbetet vendi më i varfër dhe më i prapambetur në rajonin e Ballkanit Jugperëndimor. “Si pasojë e kapjes së të gjitha institucioneve shtetërore nga mafio-oligarkët e politikës së inkriminuar, e tërë pjesa fitimprurëse e ekonomisë në vend që të përfundojë në arkën shtetërore, përfundon në llogaritë e bosëve politikë”, ka potencuar ai. “E gjithë kjo si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me mafiooligarkët ekonomikë dhe bizneset e pista gjithandej vendit. Kur kësaj i shtohet edhe haraçi i obliguar për bizneset e ndershme dhe ekonomitë e vogla familjare që paguajnë rregullisht tatime shtetit dhe respektojnë ligjet dhe rregullat e zhvillimit të veprimtarive të tyre biznesore, atëherë i gjithë fitimi shkon në llogari të një grupi të vogël njerëzish, por shumë të pasur në Kosovën e varfër”, u shpreh më tutje Zeqa. Analisti Zeqa tha se Kosova e ditëve të sotme më shumë i ngjan “Cosa Nostras” siciliane të viteve të ’70-ta, të udhëhequr nga AL-Caponët kosovarë, me të cilët drejtësia vendore as që e ka guximin të mendojë për ta, e lërë më të merret seriozisht me veprimtaritë e tyre kriminale.

Kosova t’ua hapë dyert investitorëve të huaj

Bankieri Milazim Abazi tha se shumica e bizneseve në Kosovë meritojnë përkrahje maksimale nga shteti, e cila përkrahje deri sot ka munguar. “Në Kosovë ka edhe biznese të lidhura me politikën, por ato janë të pakta, karshi atyre që punojnë me mund e dinjitet”, është shprehur ai. Abazi është i mendimit se Kosova duhet që shumicën e bizneseve t’i trajtojë si heronj të saj dhe t’u krijojë të gjitha mundësitë për të afaruar pa pengesa. “Kosova ka nevoje të përmirësojë ndjeshëm klimën e biznesit, duke përmirësuar rendin dhe ligjin, respektivisht duke investuar shumë me tepër në organet e drejtë- sisë”, ka potencuar më tutje ai. Sipas Abazit, Kosova duhet të bëjë çdo gjë që i kënaq investitorët dhe afaristët vendorë në mënyrë që t’u hapet dera investimeve të huaja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.