HW

Qeveria e re, me afatizime të hershme për vizat

/ 2 minuta lexim
HW

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, deklaroi se prioritet i kësaj qeverie është liberalizimi i vizave brenda këtij viti. Mirëpo opozita ka lutur ministrin Reka të mos lëshohet në afatizime, por t’i përvishet punës me vendet problematike. Ndërkohë njohësit e integrimeve evropiane thonë se deri më tani Kosova s’është pjesë e agjendës së Këshillit të BE-së për liberalizim, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Janë bërë 10 vjet prejse institucionet e Kosovës premtojnë liberalizimin e vizave. Megjithatë, ky zotim nuk është realizuar deri më tani. As qeveria e re “Kurti” nuk ka mundur t’i rezistojë këtij avazi. Madje ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, para pak ditësh ka deklaruar se prioritet i kësaj Qeverie është liberalizimi i vizave brenda këtij viti. Mirëpo, duke u nisur nga përvojat e së kaluarës, opozita e ka këshilluar Rekën të mos lëshohet në afatizime, por ta nisë punën me shtetet problematike në këtë proces.

Uji Dea

Ndërkaq njohës të integrimeve evropiane kanë sqaruar për “Zërin” se deri tani nuk ka indikacione se liberalizimi i vizave do të jetë pjesë e agjendës së Këshillit të BE-së për vitin 2020, ndonëse brenda këtij viti do të mbahen gjithsej katër takime. Mirëpo ata thonë se Kosovës mund t’i ndihmojë marrja e Presidencës së BE-së, për këtë vit nga dy shtete mike, siç janë Kroacia e Gjermania, të cilat do të mundë të përkrahnin liberalizimin e vizave. Por, thonë ata, Kosova nuk mund t’i ikë plotësimit të detyrave të dhëna nga BE-ja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.