GRANDEMALL

Qeveria e pafuqishme përballë përkrahjes publike që po i bëhet Rusisë në veri të Mitrovicës

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dragani nga Mitrovica e Veriut, një komunë me shumicë serbe që gjendet në veri të Kosovës, thotë se nuk guxon të shprehë publikisht mendimin e tij për përdorimin dhe promovimin e simbolit ‘Z’ në qytetin e tij.

Në Rusi, shkronja ‘Z’ përdoret si simbol i pushtimit ushtarak në Ukrainë, vizatohet ose ngjitet në makina civile dhe bilborde, e disa të tjerë e kanë stampuar edhe në bluzat e tyre.Në fund të marsit, Ukraina u ka bërë thirrje shteteve që të dënojnë penalisht përdorimin e simbolit ‘Z’, i cili konsiderohet si mbështetje për luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Unë nuk e di as si do ta thërrasin Zelenskyn pasi ata hoqën shkronjën ‘Z’”, thotë Dragani për Radion Evropa e Lirë.

Në Mitrovicën e Veriut në mbrëmjen e 3 prillit, një grup qytetarësh festuan fitoren e Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vuçiqit, duke vendosur simbolin ‘Z’ në makinat e tyre, e duke valëvitur flamuj partiak dhe atë rus.Edhe në javët e kaluara, simboli ‘Z’ ishte parë i vizatuar në muret e disa ndërtesave në Mitrovicë të Veriut.

Jovani, banor i Mitrovicës së Veriut, beson se simboli ‘Z’ vizatohet pa vetëdije nga të rinjtë dhe sipas tij, askush nuk i përkrah veprimet e tilla.“Të rinjtë po i bëjnë këto. Ata nuk janë të vetëdijshëm për simbolet dhe ngjarjet e luftës dhe tmerret që aktualisht po ndodhin në Ukrainë”, thotë Jovani.

Fillimisht e përdorur në tanket ruse që kanë hyrë në Ukrainë, shkronja ‘Z’ besohet se ka kuptimin “za pobedu” (për fitore) – dhe ky simbol shumë shpejt nisi të përdorej nga rusët si shenjë mbështetjeje për pushtimin e Ukrainës.

UBT

Tri lande gjermane, Berlini, Bavaria dhe Saksonia e Ulët – tashmë kanë thënë se kushdo që përdor simbolin për të promovuar luftën, mund të dënohet me deri tre vjet burgim.Ministria e Brendshme gjermane ka paralajmëruar se ata që e prezantojnë simbolin për të “mbështetur” pushtimin “mund të ndiqen penalisht”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dimitry Kuleba, u ka bërë thirrje dhe vendeve tjera që të ndjekin shembullin e Gjermanisë.“’Z’ nënkupton krimet ruse të luftës, bombardim të qyteteve, mijëra ukrainas të vrarë”, ka thënë Kuleba në një postim në Twitter.“Duhet të ndalohet mbështetja publike e këtij barbarizmi”.

Cili është qëndrimi i Kosovës?Qëndrimi zyrtar i Kosovës është dënimi i pushimit rus të Ukrainës. Prishtina zyrtare ka vendosur sanksione ndaj Moskës, në përputhje me sanksionet e shteteve perëndimore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk kanë udhëzime se si të veprojnë kur simboli ‘Z’ promovohet publikisht.“Për mua është e panjohur sa i përket shkrimit [të simbolit ‘Z’], pos nëse nuk merret tani ndonjë vendim për këtë”, thotë Radoviq.

Radio Evropa e Lirë i ka drejtuar pyetje Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës lidhur me atë se a janë në dijeni që simboli ‘Z’ po promovohej në veri të Kosovës, në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës dhe se a do të tolerohej një gjë e tillë. Por, këto institucione nuk kthyen përgjigje.

Eksperti i së drejtës penale, Ismet Salihu, thotë se aktualisht nuk ka ndonjë dispozitë specifike të Qeverisë së Kosovës, e cila do të dënonte përdorimin e simbolit ‘Z’ dhe përkrahjen e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.