UBT

Qeveria e padrejtësive rrënjos kriminalitetin

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Qytetarët e Kosovës po i vuajnë pa të drejtë pasojat e politikës së kriminalizuar në krye të qeverisjes së vendit. Sipas analistëve, e gjithë kjo padrejtësi që sot sjell pakë- naqësitë e sovranit në jetën e tyre, për të jetuar në mënyrë të barabartë me klasën politike, është situata e dëshpërimit për shkak të përqendrimit të një klase politike të tejkriminalizuar, e cila me qeverisjen e vendit në dëm të qytetarëve është duke ndërtuar një qeverisje të degraduar.

“Kjo qeverisje ka shkelur pamëshirshëm vlerën dhe inteligjencën e mirëfilltë të qytetarit, duke e injoruar skajshmërisht vlerën qytetare dhe duke mos e llogaritur atë si fuqia e vetme e shtetit, e cila një ditë edhe mund ta rrezojë atë, mund të përmbysë çdo gjë që është ngritur mbi interesin e tij dhe vepron kundërligjshëm, kundër interesave të shtetit dhe qytetarisë, ku kjo qeverisje është duke sjellë ditë ogurzeza për qytetarin nga kriminalizmi i politikës ditore”, tha magjistri i shkencave politike, Ali Hertica, për ‘Kosova Sot’, shkruan gazeta Kosova Sot.

Matrapazët politikë të goditen

Uji Dea

Analisti Hertica ka pohuar se pikërisht këtu shihet se çfarë interesi kanë qytetarët për jetën, për bashkëjetesën e tyre të dhunshme me këtë klasë politike të inkriminuar, duke i parë shumë skandale të fundit të zbardhura për të bërat e inkriminuara nga qeveritarët, nga njerëzit e politikës në pushtet, të cilët nuk kanë merita të jenë përfaqësues të kësaj shtrese të përvuajtur dhe të varfëruar mu nga këta politikanë, duke e ngulfatur perspektivën për ta zhvilluar ekonominë e shtetit, për punësim dhe mirëqenie të shoqërisë, për të jetuar një jetë normale dhe për ta integruar drejt institucioneve të shteteve të zhvilluara evropiane.

Hertica thotë se tani, kur kjo klasë politike po provon që ta trafikojë edhe demarkimin kriminal me Malin e Zi, populli dhe opozita duhet të bashkohen në protesta, ta parandalojnë këtë krim kundër vendit dhe të sjellin ndryshime rrënjësore në politikën e re qeverisëse të vendit.”Të gjitha këto dukuri që sot i përjeton qytetari i përvuajtur tani duhet t’u japin një goditje të fortë këtyre matrapazëve politikë, duke i bashkuar forcat opozitare të një koalicioni demokratik për ta shpëtuar këtë shoqëri nga ngufatja kur vetëm me protesta violente do të arrihet që qytetari të jetë i barabartë me qeveritarët dhe të kenë të drejtën edhe ata që të punësohen dhe të kenë jetë normale për punësim dhe mirëqenie për të jetuar”, tha Hertica për ‘Kosova Sot’.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.