Qeveria e obligimeve ndërkombëtare

Ndërkombëtarët presin nga kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij i parë, Hashim Thaçi, që në rend të parë ta vazhdojnë dialogun më Serbinë,zbatojnë marrëveshjet dhe ta themelojnë pa vonesë Gjykatën Speciale për krime të luftës.
Ashtu siç u bashkuan në një koalicion me ndihmën e një pjese të faktorit ndërkombëtar, qeveria PDK-LDK, pritet të vazhdojë edhe me zbatimin e disa prej obligimeve kryesore që kanë marrë përsipër.
Ndërkombëtarët presin nga kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i parë i tij i parë, Hashim Thaçi, që në rend të parë të vazhdojnë dialogun me Serbinë dhe zbatojnë marrëveshjet si dhe ta themelojnë pa vonesa Gjykatën Speciale për krimet e luftës.
Një obligim tjetër, pritet të jetë sanksionimi i rreptë i pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat jashtë vendit, që pritet të rregullohet me ligj.
Bashkimi i PDK-së dhe LDK-së në një qeveri me në krye dy politikanët aktualisht më të fuqishëm, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, nga faktori i jashtëm është parë si mundësi e mirë që edhe pa votat e opozitës, këto çështje të procedohen dhe miratohen në Kuvend.
Në përgëzimet e para që Mustafa mori si nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian ashtu edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, përmenden kryesisht tri çështje kryesore. Dialogu, Gjykata Speciale dhe luftimi i korrupsionit.
Në këtë vij analisti Artan Muhaxhiri pret që qeveria Mustafa domosdoshmërishtë të merret me themelimin e shpejt të Gjykatës Speciale për krime të luftës dhe vazhdimin e dialogut.
“Është e qartë se për ta vazhduar dialogun me Serbinë dhe për ta formuar Gjykatën Speciale për krime të luftës, do të duhet te ketë nj bashkëpunim të thellë dhe të plotë me bashkësinë ndërkombëtare për përmbushjen e këtyre obligimeve”, ka thënë Muhaxhiri/Tribuna/.