UBT

Qeveria e mosbesimit të Kosovës e izoloi Luginën e Preshevës përballë pandemisë botërore të Korona virusit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Nexhmedin Saqipi – Rrëzimi i ashtuquajtur Qeveria Kurti, nuk është pritur me ndonjë shqetësim të madh nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, nga se për ata më shumë vlen një betejë kundër virusit më të rrezikshëm botëror të Covid – 19, se sa një luftë për karrige pushtetare.

Qeveria Kurti, ka qenë e dënuar që të dështoj për shumë arsye, të cilat u kurorëzuan me mosbesim, duke e larguar një udhëheqje, që arriti të funksionojë jo më shumë se 50 ditë. Por edhe për aq ditë sa udhëhoqi Albin Kurti me ekipin e tij qeveritar, i solli shumë probleme Kosovës, si në arenën ndërkombëtare, po ashtu dhe në atë vendore.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës u ndërruan katër kryeministra, asnjë nga ata nuk u kujtuan ta quajnë veten: Qeveria Isa, Qeveria Thaçi, Qeveria Haradinaj, përveç se Qeveria Kurti, e cila hyri në historinë jo vetëm të këtij shteti, me mandatin më të shkurtër të qeverisjes së saj.

Pasojat e Qeverisjes Kurti, e cila iku me mosbesimin e dy të tretat e deputetëve të Parlamentit të Kosovës, i kanë hequr jo vetëm kosovarët, por edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët në momentet më të vështira të përhapjes së virusit Korona, u izoluan duke u lënë në një karantinë të dyfishtë, mes dy kufijve shtetërorë.

Fundamenti

Ish kryeministri Albin Kurti, izoloi Luginën e Preshevës, në kohën kur serbët e Veriut të Kosovës, shpallën gjendjen e jashtëzakonshme sipas Beogradit, e ai, nuk kërkonte reciprocitet me bashkëkombësit e tij në lindje të Kosovës. Bile, nuk u dëgjua nga ai, as vetëm një reagim i vogël ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë Vuçiq, kur tha se serbët e Veriut të Kosovës, të sëmurë nga virusi korona, do të trajtohen nëpër klinikat e Serbisë.

Pikërisht në kohën kur e gjithë bota u ngrit në këmbë për ta luftuar armikun e përbashkët të Korona virusit, ky farë kryeministri në ikje, me fshesën e tij politike, hakmerrej ndaj kundërshtarëve politikë, duke mos kursyer edhe ata të bashkëkoalicionit me përjashtime nga postet ministrore, të cilat ai vet i emëronte dhe i shkarkonte brenda natës.

Deri sa ish kryeministri Kurti, argëtohej me largimin e ministrave dhe udhëheqësve të tjerë, të cilët mendonin ndryshe, për ta nxjerr vendin nga kriza politike dhe ekonomike me ndihmën e miqve amerikanë dhe perëndimore, ai edhe në këto rrethana të jashtëzakonshme, mbillte përçarje dhe shkaktonte probleme artificiale.

Largimi i ish “Qeverisë” Kurti, do të mbahet mend për popullin e Kosovës dhe bashkëkombësit te saj në Luginë të Preshevës, si një shembull i keq se si nuk duhet të manipulohet me institucionet e ngritura me votën e qytetarëve, të cilët i zgjodhën ata jo për t’i qëruar hesapet mes njëri-tjetrit, por për ta përparuar vendin me ndihmën e miqve ndërkombëtarë dhe për tu kujdesur më shumë për shqiptarët e Luginës, të cilët gjatë gjithë proceseve luftarake e paqësore u gjendën përkrah tyre edhe pse nga ato kurrë nuk u shpërblyen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.