Hidromorava

Qeveria, e mbyllur rreth rastit “Axos”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të jenë të mbyllur rreth betejës ligjore mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Axos”, e cila ishte shpallur fituese për privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës. Kohë më parë ish-ministra të Qeverisë së Kosovës patën deklaruar për gazetën “Zëri” se në rast të dështimit të procesit nuk do të ketë ndëshkime për asnjërën palë. Por, pesë vjet më vonë gjërat po rrjedhin krejt ndryshe.

Ish-ministri, Fadil Ismajli, në një prononcim për gazetën “Zëri” kishte bërë të ditur se asnjë kompensim nuk do t’i shkojë kompanisë “Axos”.

FITORJA

Sipas Ismajlit, Qeverinë e Kosovës e mbrojnë dokumentet e transaksionit dhe nuk ndihet e kërcënuar për kompensimin që “Axos” po e kërkon. “Me Nenin 1.1 të dokumentacionit që posedon Qeveria i ka të gjitha instrumentet për t’u mbrojtur dhe ka pasur të drejtë të anulojë këtë proces”, patë thënë Ismajli.

Për këtë janë në dijeni edhe në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Por, tash Zyra për Informim e kësaj Ministrie ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka vendosur që kompania “Patton Boggs” të jetë përfaqësuesja e saj ligjore për të zgjidhur kontestin në mes të kompanisë “Axos” dhe shtetit. “Patton Boggs” për përfaqësim ligjor të Kosovës në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjedhjen e Kontesteve Investive në rastin “Axos” ka kërkuar të paguhet në vlerë prej 17 mijë e 700 dollarësh. Leonora Makolli, zyrtare për informim në këtë Ministri, ka thënë për gazetën “Zëri” se pa u mbyllur procesi gjyqësor nuk mund të shpalosin detaje tjera. “Deri sa të jenë palët në proces, ne nuk mund të flasim më tepër rreth kësaj çështjeje”, ka thënë Makolli./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.