Eko Higjiena

Qeveria e Kosovës thotë se është duke punuar që t’i ndihmoj prodhuesit e qumështit

/ 2 minuta lexim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se tregu i qumështit është ngopur për shkak të gjendjes së pandemisë COVID-19.

Hoti pas takimit me përfaqësuesit e qumështarëve, tha se Inspektorati i Tregut është në terren për të siguruar se në markete është e qartë se çfarë konsumatorët blejnë.

“Ne e mbështesim mjaftueshëm këtë sektor për litër të qumështit, por sic duket për shkak të situatës që është krijuar në treg nga pandemia dhe kryesisht ka ngopje të tregut me qumësht dhe si rezultat përpunuesit e qumështit e kanë të pamundur ta shesin qumështin dhe të pranojnë qumësht. Konsumatorët e dinë se çfarë blejnë, sepse ka mjaftë vërejtje dhe nuk është e qartë se a është me vaj palme apo produkt me bazë të qumështit”, tha Hoti në një konferencë për medie, përcjell Telegrafi.

KKGJILAN

Ai tha se AVUK është duke marr mostra në terren për ta vërtetuar atë se çfarë konsumohet.

“Inspektorati i Tregut sot është në terren për t’u siguruar që në markete se kudo që shiten produkte, të bëhet e qartë që të shitet në lokacione të ndryshme, për produktet që janë me vaj të palmës dhe ato që kanë për bazë qumështin natyror. AVUK është duke marr mostra në terren që të vërtetohen sipas përshkrimit të tiketës. E di sa vështirë e ka ky sektor, duke iu qëndruar afër e duke inspektuar tregun në mënyrë që të sigurohet se çfarë konsumatorët blejnë”, shtoi ai. /Telegrafi/