ARKATANA

Qeveria e Kosovës të mos e relativizojë peshën e eksodit, thotë BE-ja

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Diplomatë të BE-së i kanë thënë “Kohës Ditore” se shqetësimi më i madh për rritjen e emigrantëve nga Kosova është në Gjermani, Hungari dhe Austri dhe se, nëse nuk ndërmarrin masa të shpejta, autoritetet e Kosovës ta harrojnë liberalizimin e vizave.

“Autoritetet e Kosovës nuk duhet të tentojnë të relativizojnë peshën e problemit, por të merren me shkaqet dhe pasojat e tyre. Tash prioritet është kthimi i tyre e jo liberalizimi i vizave”, i ka thënë gazetës një diplomat i lartë i BE-së.

Uji Dea

BE-ja kërkon nga autoritetet e Kosovës që të shtojë veprimet e saj në një fushatë informuese për udhëtarët, të përforcojnë kontrollin kufitar në përputhje me të drejtat themelore, të hetojnë kompanitë e autobusëve që ndihmojnë këto largime nga Kosova dhe të shtojnë bashkëpunimin me shtetet që janë destinacion apo transit për këta emigrantë.