United Hospital

Qeveria e Kosovës mirëpret angazhimin dhe përkushtimin e SHBA-së në dialog

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Dy ditë para arritjes në Kosovë të dërguarit të posaçëm SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirolav Lajçak, Qeveria e Kosovës mirëpret bashkëpunimin ndërmjet Washingtonit dhe Brukselit në procesin e dialogut.

Tashmë është konfirmuar se dyshja Escobar dhe Lajçak do të qëndrojnë në Kosovë nga 31 janari deri më 2 shkurt, thuhet se qëllimi i vizitës së tyre është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA.

Ndërsa, në Qeverinë e Kosovës e mirëpresin angazhimin dhe përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut.

“Ne e mirëpresim angazhimin dhe përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut. Sikurse mirëpresim bashkëpunimin dhe koordinimin trans-atlantik, pra ndërmjet Ëashtingtonin dhe Brukselit për një çështje të rëndësishme si procesi i dialogut, i cili ne besojmë që duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për Telegrafin.

Ai gjithashtu ka sqaruar një deklaratë të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë se me Serbinë po negociohet për një marrëveshje që “të mos e sulmojnë njëra-tjetrën”.

UBT

Kryeziu i ka thënë Telegrafit se bëhet fjalë për një deklaratë të përbashkët e jo marrëveshje.

“Këtë ne e patëm quajtura deklaratë për mos-sulmim, ndërkaq tani BE po quan si deklaratë për përkushtim të ndërtimit të besimit të ndërsjellë. Është pozitive që një dokument i propozuan nga ne, pra nga Kosova, është duke u trajtuar nga ndërmjetësuesi dhe është bërë pjesë e ciklit të çështjeve për të cilat bisedohet në procesin e dialogut. Kjo është dëshmi e karakterit tonë proaktiv dhe kontribuues në procesin e dialogut. Megjithatë, për shkak se kjo është një çështje e cila është ende në proces, ne konsiderojmë që nuk është e përshtatshme që ta diskutojmë për të më shumë në publik”, ka thënë Kryeziu.

Ndryshe, para vizitës në Prishtinë dhe Beograd të përfaqësuesve special të SHBA-së dhe BE-së është përfolur se ata do të prezantojnë disa modele të reja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Ekzistojnë disa modele që ne mendojmë se mund të funksionojnë dhe ne kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovës që t’i shqyrtojë ato modele dhe ta marrë parasysh atë çështje”, ka thënë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hoviener, pa dhënë detaje të tjera.

Mirëpo, ndaj një ideje të tillë kanë reaguar nga Beogradi zyrtar. Kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milorad Drecun, ka thënë se për Serbinë është i papranueshëm çdo model i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pa kompetenca ekzekutive. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.