UBT

Qeveria e Kosovës mbështet Këshillin Kombëtar Shqiptar me rreth 17 mijë euro

/ 1 minutë lexim

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 16.880 euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre avokuese.

Këshilli Kombëtar Shqiptar merret ekskluzivisht me çështjet e shqiptarëve në Serbi, specifikisht, simbolet shqiptare, gjuhën dhe shkrimin shqip, arsimin dhe informimin.

Mobi Casa

Më herët Qeveria e Kosovës kishte ndarë 31.530 euro për mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit më 26 mars 2024.