Eko Higjiena

Qeveria e konsideron të panevojshëm: Nuk e miraton Projektligjin për Pandeminë të iniciuar nga Vjosa Osmani

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Qeveria e Kosovës nuk e ka miratuar nismën legjislative të iniciuar nga Kuvendi i Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka paraqitur qëndrimin e Qeverisë sa i përket këtij Projektligji duke theksuar se Qeveria e konsideron të panevojshëm miratimin e tij.

“Të nderuar para jush paraqes mendimin e qeverisë për nismën legjislative të Kuvendit të Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19. Sipas procedurave përkatëse të gjitha ministritë kompetente kanë përcjellë opinionet e tyre sipas fushëveprimit të tyre.

HW

Në këtë rast Qeveria e Kosovës vlerëson se nuk e mbështet nismën legjislative të iniciuar nga disa deputetë të Kuvendit të Kosovës për rregullim të ri ligjor përmes të cilit bëhet kufizimi i disa prej lirive dhe të drejtave themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë.

E vlerëson të panevojshëm miratimin e Projektligjit për parandalimin ose luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Kosovës, me arsyetimin se ligjet e aplikueshme në Kosovë e rregullojnë mjaftueshëm fushën e luftimit dhe parandalimit të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj ka kërkuar që të miratohet mendimi i Qeverisë sa i përket këtij Projektligji, ku me shumica votash ky mendim u aprovua nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.