Qeveria e Isa Mustafës mashtroi qytetarët për prona

Pronarët e pronave përballë Kuvendit të Kosovës, ndihen të zhgënjyer dhe të mashtruar nga Isa Mustafa dhe udhëheqja e tij komunale për zgjidhjen e problemeve të pronës që ndodhet përballë Kuvendit të Kosovës.
Ata thonë se që tri vite u ishte premtuar ndërtimi i një pallati shumëkatësh, por premtimet kishin rënë në ujë.
Ka disa vite që aty, objektet u rrënuan dhe ka mbetur veç një vrimë e madhe, shkruan Kosova Sot.
Asamblisti i VV Sadri Ramabaja ka kërkuar që në këtë hapësirë komunale, të ngrihet shtatorja e Adem Jasharit dhe e Pjetër Bogdanit.