Mobi Casa

Qeveria e humbi Novobërdën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish-kryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, që ka humbur zgjedhjet në balotazh kundrejt kandidatit të listës “Srpska”, Svetislav Ivanoviq, ka thënë se i humbi zgjedhjet në këtë komunë jo për fajin e tij, por për dështimin e institucioneve të Kosovës karshi kërkesave të tij.

Gjatë një interviste për gazetën koha ditore, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ai ka akuzuar institucionet e Kosovës, siç ka thënë ai, për mosgatishmërinë për t’i dalë në ndihmë kërkesave të tij që mos të lejohet manipulimi i zgjedhjeve në këtë komunë.

Eco Higjiena

Ymeri ka akuzuar edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, siç ka thënë, për dëmtimin e subjektin e tij në këtë garë pasi në listën e votuesve pas procesit të decentralizimit nuk ishin inkorporuar rreth katërqind votues nga Komuna e Gjilanit, të cilët janë votues të Komunës së Novobërdës.