ARKATANA

Qeveria e do EULEX-in mision këshillues

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës ia ka prezantuar BE-së pozicionin e saj lidhur me rishikimin strategjik të misionit të EULEX-itdhe ka propozuar që pranie e re evropiane të quhet Misioni Këshillues për Rend dhe LigjQeveria e Kosovës ia ka prezantuar Bashkimit Europian pozicionin e saj lidhur me rishikimin strategjik të misionit të EULEX-it, duke i dhënë propozime edhe për kompetencat dhe funksionin që duhet të ketë misioni i ri, për kohën sa duhet të zgjasë mandati i tij, e madje edhe për emrin që duhet të mbajë.

Propozimi i Qeverisë është që pranie e re evropiane të quhet Misioni Këshillues për Rend dhe Ligj – shkruan Koha Ditore.

Mobi Casa

Nëpërmjet një dokumenti tetëfaqësh që i është dërguar Brukselit, institucionet e Kosovës vlerësojnë se situata në vend ka ndryshuar në vitet e fundit dhe se tashmë ekziston një realitet i ri sa i përket fushës së sundimit të ligjit. Institucionet kanë shprehur gatishmërinë të marrin përsipër kompetencat për kryerjen e detyrave që kanë qenë nën mandatin e tanishëm të EULEX-it.

“Kjo asistencë duhet të ketë karakter monitorues dhe këshillëdhënës me një fokus të veçantë në veriun e Kosovës”, thuhet në shkresën që përmban pozicionin e Qeverisë. “Në këtë aspekt, Qeveria e Kosovës propozon që misioni i ri të quhet Misioni Këshillues për Rend dhe Ligj në Kosovë dhe mandati i tij të fillojë më 15 qershor 2014 dhe të përfundojë më 31 dhjetor 2015”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.