ARKATANA

Qeveria, e bindur se kërkesa e Kosovës do të arrijë në Asamblenë e UNESCO-s

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Mbështetja që ka marrë Kosova nga 44 shtete që kërkesa e saj të jetë pjesë e agjendës zyrtare të UNESCO-s, konsiderohet si hap i madh drejt anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë.

Tashmë Kosova ka arritur të jetë në rend të ditës së Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s, që do të mblidhet në sesionin e 197 punues në tetor të këtij vitit. Propozimin për futjen në rend dite të kërkesës së Kosovës e ka bërë Shqipëria, e 18 prej tyre janë pjesë e Këshillit Ekzekutiv që numëron gjithsej 58 anëtarë, shkruan sot Koha Ditore.

Duke llogaritur në këto vota, Kosovës i duhet edhe përkrahja e 12 shteteve të tjera që të sigurojë mbi 50 për qind të votave në këtë organ, në mënyrë që aplikimi i Kosovës të diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s në nëntor të këtij viti, ku të qenit anëtar e mundësojnë dy të tretat e votave të 195 anëtarëve aktualë.
“Duhet një shtet të jetë sponsor i kërkesës. Një shtet evropian është dashur, por në momentin e fundit ambasadori i atij shteti për arsye personale nuk ishte në Paris. Që të mos humbasim kohë, folëm me Besiana Kadarenë, ambasadore e Shqipërisë në UNESCO, që ajo të bëjë deponimin edhe pse bashkësponsorizuesit janë të barabartë, pavarësisht se kush e ka deponuar. Prandaj në agjendë nuk përmendet Shqipëria, por të 44 shtetet bashkësponsorizuese”, ka thënë të dielën zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi.

Uji Dea

Sipas tij, sa u përket votave të sigurta në Këshillin Ekzekutiv, nuk mund të flitet me numra. Por ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme kalkulon se do ta marrë shumicën në Këshillin Ekzekutiv. Sa u përket kalkulimeve ka shpjeguar se shumica llogaritet vetëm për vendet që votojnë dhe nuk hyjnë në llogari ato që abstenojnë.

Sipas Selimit, ka edhe shumë shtete të tjera që e përkrahin Kosovën, por për arsye teknike, logjistike apo politike s’kanë mundur të nënshkruajnë si bashkësponsorizues. Ka shpjeguar se nëse asnjë shtet i vetëm nuk abstenon, shumica në Këshill Ekzekutiv është 30 nga 58.

http://koha.net/?id=4&l=74905

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.