RCCOLA

Qeveria, drejt vetërrëzimit

/ 2 minuta lexim

Opozita për gati një vit ka dështuar që ta rrëzojë qeverinë “Haradinaj” ndonëse kjo e fundit nuk i kishte numrat e nevojshëm në Kuvend. Por, për shkak të problemeve të brendshme të koalicionit qeverisës ekzekutivi ka shumë gjasë që të vetërrëzohet. Dje është raportuar se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ia ka ofruar dorëheqjen kryeministrit të vendit, ndërsa spekulohet për shkarkimin e së paku edhe të dy ministrave të tjerë të PDK-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Gjatë së hënës (dje) është raportuar se ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka ofruar dorëheqjen te kryeministri Ramush Haradinaj dhe te kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

KKGJILAN

Tahiri thuhet se nuk është i kënaqur me zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë, si dhe me ndërhyrjet politike në këtë sektor, por jozyrtarisht mësohet se arsyeja e dorëheqjes është vizita e tij e fundit në Liqenin e Ujmanit të shtunën e kaluar bashkë me presidentin Hashim Thaçi, si dhe me ministrin e Financave Bedri Hamzën.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) se nuk e ka përkrahur vizitën e Thaçi te Liqeni i Ujmanit në ditën kur Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar protestë në Prishtinë.