Fundamenti

Qeveria dorëzohet përballë Listës Serbe

/ 2 minuta lexim

Qeveria e Kosovës është zmbrapsur nga synimi për ta kthyer me Kushtetutë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili në deklaratat e mëhershme ishte shprehur optimist se do të gjejë mbështetje për këtë tek partneri serb në koalicionin qeverisë, Lista Serbe, tani ka paralajmëruar se në rast të mungesë së “mirëkuptimit” për amendamente kushtetuese, Qeveria do të procedojë me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për FSK-në.

Analistë dhe përfaqësues të opozitës këtë veprim e kanë cilësuar si dorëzim të kryeministrit përballë Listës Serbe.

Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politika, ka thënë për “Kohën Ditore” se Qeveria para se ta procedojë ligjin duhet të pranojë publikisht dështimin e saj për ta transformuar FSK-në në FAK përmes ndryshimeve kushtetuese.

Uji Dea

Ndërkaq për opozitën, Qeveria e Kosovës ka hequr dorë qysh moti nga themelimi i Forcave të Armatosura. Anëtari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë, Rexhep Selimi, ka theksuar se formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk mund të bëhet pa ndryshime substanciale të Kushtetutës së vendit.

Ndërkaq, shefja e Grupit parlamentar Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, ka theksuar se kjo zmbrapsje e kryeministrit dhe e Qeverisë duke qenë e dirigjuar prej Listë Serbe, dëshmon se kryeministri aktual është në gjendje të bëjë çdo gjë vetëm e vetëm të mos ia prish disponimin Listës Serbe e Beogradit.

Lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore detajet tjera, përfshirë edhe historinë e dështimit për themelimin FAK-ut.

http://koha.net/?id=27&l=72924