Eko Higjiena

Qeveria do t’i monitorojë tri grupet e terroristëve potencialë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Qeveria ka planifikuar të ndërmarrë veprime për mbajtjen nën monitorim të të gjithë atyre qytetarëve të Kosovës që do të identifikohen si ekstremistë të dhunshëm apo radikalë. Një listë prej 113 masash ka paraparë, me synimin për të stopuar avancimin e tyre në terroristë.

Masat dhe aktivitetet janë të listuara në një plan veprimi për implementimin e Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, pjesë të së cilës gazeta i ka publikuar të shtunën.

Në këtë dokument të aprovuar javën e shkuar nga Qeveria, ekstremistë islamikë, por edhe nacionalistë serbë e shqiptarë që ia kundërshtojnë kufijtë shtetit, shihen si burim potencial për të zhvilluar veprimtari terroriste. E për radikalizmin në rritje ekzekutivi e ka fajësuar edhe veten, shkruan sot “Koha Ditore”.

RCCOLA

Midis objektivave të strategjisë është edhe intervenimi. Me të synohet të bëhet identifikimi i individëve, të cilët janë duke treguar shenja të të qenit të radikalizuar të dhunshëm dhe që të ndërhyjë para se ata të shkaktojnë dëm në veten apo te të tjerët.

http://koha.net/?id=27&l=76025