Qeveria do të falë borxhe
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të themelojë një komision i cili do të shqyrtonte mundësinë e faljeve të borxheve për kategori të ndryshme shoqërore deri në periudhën në dhjetor të vitit 2008.
Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se falja e borxheve do të jetë një stimulimin për ekonominë vendore.
Po ashtu, në mbledhjen e sotme të qeverisë është debatuar kërkesa për të dërguar një njësi të FSK-së në një operacion humanitar në Shqipëri. Por, kjo procedurë duhet të aprovohet nga presidentja e vendit, raporton Klan Kosova.
Pos këtyre temave, ekzekutivi ka shqyrtuar edhe disa propozim -vendime për çështje të ndryshme, ndërsa është folur edhe për koncept dokumentin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. /Telegrafi/

