UBT

Qeveria do të duhej t’i hapte 100 mijë vende pune

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Po t’i mbanin premtimet parazgjedhore dy partnerët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK), gjatë dy vjetëve të fundit në Kosovë do të duhej të hapeshin 100 mijë vende të reja pune, nga 200 mijë sa ishin premtuar gjatë një mandati 4-vjeçar të ekzekutivit.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në qershor të vitit 2014, PDK-ja kishte premtuar se po të drejtonte Qeverinë gjatë një mandati qeveritar do t’i hapte 200 mijë vende të reja punës, përderisa 120 mijë i kishte premtuar LDK-ja e kryeministrit Mustafa.

Uji Dea

Por, sipas ekspertëve të ekonomisë, shumë pak vende pune janë hapur deri më tani, madje edhe më pak se që janë hapur në mandatet e qeverive të mëparshme.

Përpos vendeve të reja të punës, dy partitë më të mëdha në vend kishin premtuar edhe shndërrimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK), si dhe liberalizimin e vizave për kosovarët, premtime këto që ende nuk janë plotësuar etj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.