HW

Qeveria do ta miratojë të premten Projektligjin për Specialen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qeveria ka hartuar një draft-agjendë për të premten, sipas së cilës këtë ditë do të ketë një mbledhje të jashtëzakonshme që do t’i dedikohet shqyrtimit dhe miratimit të Projektligjit për Specialen, shkruan sot Koha Ditore.

Të njëjtën ditë pritet që edhe Kuvendi ta aprovojë atë, nëpërmjet një procedure të përshpejtuar.

Në fund të javës së shkuar, kabineti qeveritar e ka përcjellë në Legjislativ këtë Projektligj, por vetëm për informim të deputetëve dhe pa të drejtën për shqyrtim a votim.

HW

Kjo nga shkaku që, me propozim të subjekteve në pushtet, një muaj më parë është shtyrë seanca për votimin e amendamenteve kushtetuese që kanë të bëjnë me Specialen, me arsyetimin se deputetët nuk e posedonin para vetes edhe Projektligjin. Ishte arsyetim formal, ngaqë shtyrja qe bërë në mungesë votash. Megjithëkëtë, Kuvendi i qëndroi pas arsyetimit dhe ishte përcaktuar që, kurdo që t’i vërë amendamentet në rend dite, ta qesë para deputetëve për votim edhe Projektligjin.

Kryesia e Kuvendit ka caktuar seancë plenare për të premten, në të cilën është paraparë të shqyrtohen dhe votohen amendamentet.

http://koha.net/?id=27&l=63612

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.