Fundamenti

Qeveria “diskualifikon” opozitën!

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Vendimet e Qeverisë së Kosovës, e cila udhëhiqet nga PDK-ja për hapje të universiteteve të reja nëpër qytete të ndryshme si dhe për themelimin e komunave të reja, i ka nxjerrë “jashtë lojës” tri partitë opozitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndonëse hapja e universiteteve dhe krijimi i komunave të reja cilësohen si fushatë parazgjedhore, dhe jo si veprim “i sinqertë” i ekzekutivit, me këtë hap kryeministri Hashim Thaçi vetëm sa e ka forcuar partinë e tij në raport me votat e qytetarëve, ndërsa partitë opozitare i ka sjellë para aktit të kryer – humbjes së zgjedhjeve lokale.

Ndërkaq, partia e Isa Mustafës, ajo e Ramush Haradinajt dhe Lëvizja e Albin Kurtit deri më tash janë treguar pa alternativë kundrejt politikave të qeverisë për hapje universitetesh dhe themelim të komunave, shkruan “Zëri”.

RCCOLA

Deri më tash me vendim të Qeverisë së Kosovës është hapur Universiteti i Pejës, i cili ka filluar punën, është marrë vendimi për themelimin e Universitetit të Gjilanit, të Gjakovës, dhe të Mitrovicës.

Që të gjitha këto universitete janë ngritur mbi bazën e degëve ekzistuese të Universitetit të Prishtinës në këto komuna, dhe jo duke themeluar degë të reja, të cilat nuk kanë ekzistuar në komunat në fjalë.