Qeveria dhe OSHP-ja bllokojnë gjeneratën 3G të “Valës“

Mbi një milion konsumatorë të “Valës” nuk mund të shpresojnë se në një të ardhme të afërt mund të shfrytëzojnë gjeneratën e tretë të telefonisë mobile që njihet si “3G”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Posta dhe Telekomi i Kosovës është përpjekur të avancojë nga gjenerata e dytë e telefonisë mobile (2G) në gjeneratën e tretë (3G), duke angazhuar kompani përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.
Pas aplikimit të kësaj procedure kompania “Infinite Solutions- KAD” është ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, i cili ka në kompetencë shqyrtimin e ankesave të kompanive për procese të prokurimit.
Ankesa është bllokuar në OSHP, pasi ky organ është jofunksional dhe nuk mund t’i shqyrtojë ankesat në mungesë të bordit.