ARKATANA

Qeveria dhe bizneset kundërshtojnë taksën në “Rrugën e Kombit”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Automjetet me targa kosovare të cilat do të qarkullojnë në autostradën “Rruga e Kombit” tash e tutje do të paguajnë taksën rrugore shtesë në vlerë prej 10 eurosh, derisa ato të Shqipërisë vetëm 5 euro. Një shumë e tillë po cilësohet e lartë nga Ministria e Infrastrukturës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Vendimi i ri i qeverisë së Shqipërisë për vendosjen e tarifës prej 5 eurosh për shkuarje dhe po aq para për ardhje të automjeteve kosovare që qarkullojnë në “Rrugën e Kombit” ka gjetur kundërshtimin edhe të ministrit që udhëheq dikasterin e Infrastrukturës.

Ministri Pal Lekaj teksa ka komentuar vendosjen e taksës e ka konsideruar të lartë çmimin dhe të papërballueshëm njëkohësisht.

ARKATANA

Për gazetën “Zëri” Lekaj ka paralajmëruar se papajtueshmërinë e njëjtë do ta shprehin në konferencën e dy qeverive, e cila pritet të mbahet në nëntor të këtij viti.

“E kemi theksuar që nga dita e shpalljes së vendimit për taksën e ‘Rrugës së Kombit’ se çmimi është i lartë, ekonomia familjare dhe qëndrueshmëria ekonomike e bizneseve tona nuk mund ta përballojnë ketë çmim në kuptimin kohor”, ka deklaruar ministri Lekaj.

Ai ka kërkuar zgjidhje adekuate dhe më të pranueshme për çështjen në fjalë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.