ARKATANA

Qeveria Botërore: Kosova ishte e ftuar, por Jahjaga nuk shkoi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kosova ishte e ftuar në një ngjarje madhore evropiane, mirëpo presidentja Atifete Jahjaga ta anulojë pjesëmarrjen e saj. Bëhet fjalë për Konferencën e Komisionit Trilateral, e njohur ndryshe si Qeveria Botërore nën hije.

Përveç tre themeluesve të kësaj Konferencë aty do të jenë edhe Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia, transmeton Indeksonline.

Shumica e anëtarëve të Trilateralit mbahen në fshetësi strikte, kështu që vetëm pak nga ata që e udhëheqin dihet kush janë.

Kjo Konferencë, të cilën organizatorët e kanë paralajmëruar si “ngjarjen më të rëndësishme që nga varrimi i Josip Broz Titos”, mbahet në hotelin “Cwon Plaza”, pa praninë e publikut dhe mediave.

Vetëm një televizion e ka marrë të drejtën që të xhirojë në këtë Konferencë, derisa të gjitha fjalimit do të mbahen larg opinionit dhe pas dyerve të mbyllura.

Hidromorava

Sesionin e këtij organi evropian Trilateral e ka hapur ish shefi i Bankës Qëndrore Evropiane dhe presidenti i Trilateralit, Jack Claude Trichet, kurse temat janë Ballkani dhe BE-ja, si dhe kriza në Ukrainë. Pritet pjesëmarrja e 165 anëtarëve të Trilateralit, në mesin e të cilëve janë ish kryeministra, politikanë, bankier…

Ka qenë e paralajmëruar edhe pjesëmarrja e presidentes së Kosovës në këtë Konferencë, por ajo e ka anluar pjesëmarrjen për shkak të, siç thuhet, disa apsekteve të organizimit.

Aty do të jenë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryesuesi i presidencës së Bosnjës Bakir Izetbegoviq, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik.

Në këtë Konferencë nuk është ftuar asnjë përfaqësues i Shqipërisë.

Trilateralen e kanë themeluar në vitin 1973, biznesmeni amerikan David Rockfeller dhe Zbignjev Bzhezhinski, ish këshilltar për siguri i presidentit amerikan, Jim Carter. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.