ARKATANA

Qeveria: Askush nuk mund ta gjykojë luftën tonë për liri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, raporton Gazeta Express.

Në një deklaratë, Qeveria e Kosovës thotë se beson thellë në luftën e UÇK-së.

“Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell me vëmendje zhvillimet e fundit rreth Dhomave të Specializuara, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës beson thellë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit, që mbetet një nga periudhat më të ndritshme të historisë”, thuhet në deklaratë.

“Askush nuk mund të gjykojë luftën tonë për liri”, theksohet në deklaratën e Qeverisë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për çlirimin e vendit tonë, për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, e jo në tokë të huaj, dhe si e tillë gëzoi mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, që kulmoi me fushatën e bombardimeve të NATO-s”.

FIDANISHTJA

Qeveria konsideron se askush nuk mund të konsiderohet fajtor në këtë fazë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, konsideron se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa vendim përfundimtar të organeve kompetente të drejtësisë”.

Në fund të deklaratës, Qeveria ka thënë se bartësit e institucioneve dhe qytetarët e Kosovës gjithnjë kanë qenë shembull për bashkëpunim me drejtësinë.

“Bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e Kosovës kanë qenë gjithmonë dhe vazhdojnë të jenë shembull për respektim dhe bashkëpunim me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.