RCCOLA

Qeveria ashpërson masat e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve në kohën e pandemisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë konferencës për medie ka bërë të ditur masat e reja të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi të mërkurën e 15 prillit, duke nisur nga ora 06:00.

“Morëm vendimin që përfshijnë masat e reja për parandalimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19. Ky kujdes tash e tutje duhet të jetë edhe më i shtuar. Nuk mundemi dhe nuk duhet të tolerojmë edhe lëshimet më të vogla kur në lojë është jeta e qytetarëve tonë. Masat do të hyjnë në fuqi të mërkurën nga ora 06:00 dhe organet përgjegjëse do të përkujdesen që këto masa të zbatohen në përpikëri”, tha Vitia, përcjell Telegrafi.

“Prej datës 15 prill nga ora 06:00 ndalohet qarkullimi i personave fizikë, jashtë banesave e shtëpive të tyre, përveç atyre mbi moshën 16 vjeçare të cilëve u lejohet qarkullim për furniqim me ushqim për barëra dhe prokukte higjienike dhe për të kryer obligimet si pagesa apo punë bankare. Kjo vetëm për një orë e gjysmë në ditë në bazë të shifrës së parafundit të numrit të letërnjoftimit. Për shtetasit e huaj të cilët nuk posedojnë letërnjoftimin e Kosovës, orari i tyre bëhet në bazë të shifrës së fundit të numrit të pasaportës”, bën të ditur Vitia.

Uji Dea

Vitia tha se ndalohet shoqërimi nga më ndonjë person përveç në dy raste.

“Nuk lejohet shoqërim nga asnjë person tjetër, përveç nëse janë persona me aftësi të kufizuara, dhe personat nën 16-vjeç, me kusht që të jetë i shoqëruar nga një anëtar i të njëjtës bashkësi familjare. Për shkak të rrezikut të lartë për personat në moshë, ju lutemi që personat mb moshën 16-vjeçare të mos dalin nga shtëpia apo banesa përveç në raste urgjente dhe të domosdodhme për ta”, bëri të qartë Vitia. /Telegrafi/