FIDANISHTJA

Qeveria, asgjë konkrete rreth Brezovicës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qeveria e Kosovës nuk pritet që ketë vit të fillojë me procedurat për Projektin e Brezovicës, edhe pse pas dështimit të privatizimit, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami kishte thënë se Qeveria e ka planin “B” për të vazhduar me projektin.

Kjo ministri pret që ky projekt të shkojë përmes ligjit për investime strategjike por që ende MTI-ja nuk ka përgatitur edhe udhëzimin administrativ për këtë ligj.

Avni Kastrati zëvendësministër i ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka thënë për “Zërin” se nuk kanë asgjë konkrete rreth projektit të Brezovicës. Ai thotë se pas aprovimit të Ligjit për Investime Strategjike, Ministria e Tregtisë duhet të përgatisë edhe udhëzimin administrativ, por ky udhëzimin, sipas tij, pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm që më pas të hapet edhe mundësia e projektit të “Brezovicës”.

Fundamenti

“Sigurisht që projekti do të vazhdojë përmes Ligjit për Investime Strategjike, sepse është një projekt shumë i madh e strategjik për Kosovën. Unë mendoj se kësaj radhe do të jenë kushtet më të volitshme për ata që kanë marrë pjesë në konkurs. Ky projekt nuk ka dështuar.

Kushtet do të jenë më të volitshme, do të kenë interesim edhe operatorët e tjerë ekonomikë. Tash për tash nuk kemi marrë asnjë aktivitet shtesë për arsye se Ligji për Investime Strategjike është aprovuar, por duhet të përfundojë edhe udhëzimi administrativ për të qenë krejt e qartë”, ka thanë ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.