Qeveria apelon te autoritetet sllovene ta kthejnë sa më shpejt Haradinajn në Kosovë

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Qeveria e Kosovës e ka pranuar me shqetësim lajmin lidhur me ndalimin nga autoritetet sllovene të ish-kryeministrit të Kosovës, njëherësh deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj, bazuar në një urdhër arrest të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

“Shprehim shqetësimin tonë se urdhër arrestet e tilla edhe më tutje trajtohen si valide në vende të caktuara, përkundër faktit se lidhur me këto pretendime, z. Haradinaj pafajësinë e tij e ka dëshmuar në instancat më larta të drejtësisë ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës konsideron se “nuk ka asnjë arsye që Haradinaj edhe më tutje të përballet me situata të tilla” dhe apelon te autoritetet sllovene që sa më parë të mundësojnë që Haradinaj të kthehet në Kosovë.

Haradinaj: Nuk dal vullnetarisht para gjykatësve sllovenë

Lideri i AAK-së ka bërë të ditur se nuk do të dal para gjykatësve sllovenë sepse, sipas tij, të gjitha i ka dëshmuar ndërkombëtarisht. Këtë qëndrim të tij e ka bërë publik këshilltari i Haradinajt, Avni Arifi
“Qendrim zyrtar i Kryetarit Haradinaj:

Kryetari Haradinaj nuk pranon te del vullnetarisht para gjykatesit slloven. Pafajesine e kam te deshmuar nderkombetarisht.

Nuk kam asgje me sistemin e drejtesise sllovene e as nderkombetare. Sllovenet te pastrojne sa me pare sistemin e tyre nga reliktet shpifese te Beogradit qe datojne qe nga viti 2004 dhe ende edhe sot i konsideron si valide.

RCCOLA

Kjo sjellje dhe veprim nga shteti slloven eshte e papranueshme dhe shume ofendues si per mua poashtu dhe Kosoven” (sic.), ka shkruar Arifi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Arrestohet Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njoftoi se lideri i tyre, Ramush Haradinaj është ndaluar në Aeroportin e Lubjanës, Slloveni në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga Policia e Serbisë në vitin 2006.
AAK bën të ditur se në rrugë gjatë kthimit pas vizitës zyrtare në Berlin, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar ne Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Policia e Serbisë, në vitin 2006.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konsideron këtë një veprim ndërhyrje me qëllime të njëjta dhe identike si të policisë serbe, ndaj z.Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe udhëheqës i njohur i luftës për lirinë e Kosovës”, bëhet e ditur.

AAK kërkon veprim të menjëhershëm për lejimin e Haradinajt në udhëtimin e tij drejt Prishtinës, dhe e konsideron këtë ndalim tendencë të qëllimshme ndaj personalitetit dhe gjithë asaj që përfaqëson, Haradinaj.

“Fletarrestet serbe, njollosjet dhe sulmet ndaj Haradinaj jane zhvleftësuar dhe demantuar disa herë dhe në forma të ndryshme”, bëhet e ditur.