FIDANISHTJA

Qeveria Amerikane kërkon që Kosova t’i përmbushë zotimet e Washingtonit të nënshkruara nga Avdullah Hoti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën flitet për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.Aty përmendet që procesi duhet të përfundojë me njohje reciproke, derisa jepet një mesazh edhe rreth Marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar nga Avdullah Hoti sa ishte kryeministër i Kosovës.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se do të vazhdojnë punën që Kosova dhe Serbia të përmbushin zotimet e bëra në Uashington për marrëveshjen e nënshkruar gjatë kohës së presidentit Donald Trump.

“Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën që ata të përmbushin zotimet e tyre të Uashingtonit në mbështetje të qëllimit të normalizimit të plotë”, thuhet në komunikatën e Departamentit të Shtetit Amerikan.

FIDANISHTJA

Në Kosovë ka pasur shumë diskutime rreth marrëveshjes së Uashingtonit. Madje kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte deklaruar se nëse do të rikthehet në Qeveri nuk do të vazhdojë implementimin e një marrëveshje të tillë.

“Ne nuk kemi detyrime për zotimet e kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente dhe jo transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë. Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”, shkroi Albin Kurti në Twitter.

Ky qëndrim i Kurtit kishte nxitur edhe reagimin e Richard Grenell, i cili kishte thënë se Albin Kurti është anti-amerikan./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.