Qeveria 7.2 milionë euro qira në vit

Miliona euro në vit edhe më tutje vazhdon të paguajë Qeveria e Kosovës në emër të qirave për institucionet shtetërore që janë të vendosura në objekte private.
Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2013, shihet qartë se për këtë qëllim janë paguar 7.2 milionë euro, shumë e njëjtë kjo e cila do të paguhet edhe gjatë këtij viti, ku gjatë pjesës së parë të vitit janë paguar në llogari të pronarëve të objekteve rreth 3.3 milionë euro, shkruan Zëri.
Megjithatë, në fillim të mandatit, qeveria Thaçi I, i kishte premtuar se do t’i largonte institucionet shtetërore nga objektet private, por një gjë e tillë nuk ndodhi edhe gjatë dy mandateve që Thaçi ka drejtuar Qeverinë e Kosovës.