UBT

Qeveri pa ndërhyrje nga jashtë, thonë diplomatët evropianë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

BE-ja ka mbetur e befasuar nga koalicioni opozitar, sepse i është thënë se “Thaçi ka marrëveshje me Haradinajn”, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa nga Zyra e baroneshës Ashton ka munguar reagimi, duke thënë se “ajo ndodhet në Athinë”, diplomatë evropianë me përvojë në raportet me Kosovën janë shprehur të befasuar me marrëveshjen e arritur, sepse kanë menduar se “Thaçi ka marrëveshje me Haradinajn”.

Mobi Casa

Por thonë se BE-ja duhet të punojë me këdo që formon Qeverinë me shumicën e qëndrueshme në Kuvendin e Kosovës dhe që është i përkushtuar për reformat, luftën kundër korrupsionit dhe dialogun me Serbinë.