UBT

Qeveri gjithëpërfshirëse për t’i shmangur zgjedhjet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja për shkak të interesave të ngushta partiake e as të krijohet një Qeveri, e cila do të varej nga Lista Serbe. Kështu thonë njohësit e çështjeve politike në vend, të cilët kanë propozuar krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse e cila do t’i adresonte temat e mëdha, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pas rezultatit të ngushtë të zgjedhjeve, ku asnjëra palë nuk arriti t’i sigurojë numrat për ta formuar Qeverinë e re të Kosovës, konstituimi i institucioneve nuk do të jetë aspak i lehtë.

Kështu konsiderojnë njohësit e rrethanave politike në Kosovë, të cilët thonë se vendi mund të dalë nga kriza institucionale vetëm nëse formohet një qeveri e përgjithshme (ku do të përfshiheshin të gjitha subjektet politike), e cila do të arrinte t’i përfundonte disa çështje të mëdha, siç janë Asociacioni, Demarkacioni, ushtria etj.

Mobi Casa

Në të kundërtën, sipas tyre, mund të ketë zgjedhje të serishme, shkruan tutje “Zëri”.

Mirëpo përfaqësuesit e dy taborëve më të mëdhenj politik, koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma) e lëvizjes “Vetëvendosje” thonë se nuk ka nevojë për qeveri teknike, pasi zgjedhjet e 11 qershorit tashmë e kanë përcaktuar fituesin.

Përderisa përfaqësuesit e PAN-it mbeten prapa asaj se i nominuari i tyre Ramush Haradinaj duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, ata të “Vetëvendosjes” konsiderojnë se qytetarët tashmë kanë vendosur për frymën e ndryshimit.Zbuloni si ndikon speci djegës në trupin tuaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.