ARKATANA

Qeveri e dobët, opozitë e fortë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nëse koalicioni PAN nuk arrin të bëjë koalicion me LAA-në apo “Vetëvendosjen”, por do t’i “peshkojë” vetëm pak deputetë nga këto të fundit, sa për t’i siguruar 61 vota në Kuvend, atëherë Qeveria e re do të jetë shumë e dobët, përderisa opozita shumë e fortë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) nëse nuk arrin të bëjë koalicion me ndonjërën nga partitë e mëdha në vend, por vetëm duke i “peshkuar” disa deputetë sa për t’i siguruar numrat e nevojshëm për një shumicë të thjeshtë parlamentare, atëherë përballë vetes do ta ketë një opozitë shumë të fortë.

Mobi Casa

Në këtë kontekst nëse do t’i sigurojë vetëm 61 deputetë në Kuvend Qeveria do të jetë jostabile, pasi që opozita do t’i ketë hiç më pak se 59 deputetë.

Kundër një qeverie të tillë janë edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it, të cilët gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, ditë më parë, kanë bërë thirrje që Kosova ta krijojë një Qeveri me shumicë stabile në Parlament pasi që, sipas tyre, ekzekutivi i ri duhet t’i adresojë sa më parë problemet themelore për vendin si: zhvillimi ekonomik, luftimi i korrupsionit, sundimi i ligjit, integrimi evropian dhe stabiliteti rajonal.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.